Ekstradohet nga Athina 30-vjeçari shqiptar në kërkim policor

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ka kryer sot pasdite, ekstradimin nga Athina  në vendin  tonë të 30-vjeçarit Besnik Banushi, lindur në Delvinë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në janar të 2013 e ka dënuar shtetasin Besnik Banushi me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në muajin gusht 2011, shtetasi Besnik Banushi është njohur me minorenen me inicialet DH.N . Duke përfituar nga mosha e saj e vogël dhe pse e dinte që ajo ishte vetëm 13 vjeç, nën premtimin për martesë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Besnik Banushi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin Nderkombetar Nënë Tereza , ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. 

SHKARKO APP