Ekstradohet nga Greqia një 40-vjeçar nga Korça, ishte dënuar me 3 vite burg

Policia e Shtetit bëri të ditur sot se Zyra Qendrore Interpol Tirana kreu ekstradimin nga Athina të Greqisë,  drejt vendit tonë shtetasin Valmir Lika, 40 vjeç, banues në Korçë.

Ky ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim të datës 17 shtator 2008, e kishte dënuar këtë shtetas me 3 vjet burg për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe  mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. Në aeroportin e Rinasit ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

SHKARKO APP