Ekstradohet nga Italia një i dënuar për drogë

Nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma/Itali, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kreshnik Daci, 26 vjeç, lindur  në Elbasan.
Gjykata Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Vendim Nr. 425, datë 18.07.2011, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg,  për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i  Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu dyshohet se Ky Kreshnik Dacipo në vitin 2010 , në bashkëpunim me disa persona të tjerë dyshohet se kanë kryer  vjedhjen e një lokali.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën , në Itali u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Kreshnik DACI.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?