Ekstradohet nga Kroacia organizatori i trafikimi të drogës nga Durrësi

Placeholder Image

Interpol Tirana ekstradon nga Kroacia një shtetas për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Zagreb/Kroaci, drejt vendit tonë, i shtetasit: Ali (Ezval) Djezairi, 40 vjeç, lindur në Gostivar, pasi:.

Autoritetet Kroate të Drejtësisë kanë miratuar ekstradimin e tij, drejt vendit tonë. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim nr.37 datë 28.01.2014, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Trafikim ndërkombëtar i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datën 21.01.2014, në Portin e Durrësit, është bllokuar nga Policia një sasi prej 170 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në një kamion me targa Maqedonase.

Shtetasi Ali Djezairi dyshohet se është një nga organizatorët dhe bashkëpunëtorët në këtë trafik. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Zagrebin, u bë i mundur arrestimi i tij në Kroaci, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

SHKARKO APP