Ekstradohet një 53-vjeçar nga Italia, ishte dënuar me 6 vite burg

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, kreu ekstradimin nga Roma drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar, Pelivan Mehmetaj, 53 vjeç, banues në Selenicë të Vlorës, i dënuar me 7 vite burg për krijim dhe strukturim të një grupi kriminal dhe prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narktoike.  Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi , Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda më 18 shkurt 2008, vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e vepërs penale “Prodhim dhe shitje të narkotiktëve” dhe “Grupim i strukturuar kriminal”. Gjykata e Apelit të Krimeve të Renda e ka dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, dhe “Grupim i strukturuar kriminal”. Më datën 16 korrik 2006, shtetasi Pelivan Mehmetaj, së bashku me shtetasit Y.K., G.B., E.N., kanë transportuar nga Gjirokastra për të çuar në Borsh një sasi prej 648 kg lëndë narkotike. Pas ndërhyrjes së policisë është ndaluar furgoni me lëndë narkotike si dhe shtetasit Y. K. dhe G. B. të cilët ishin me detyrë oficerë policie në Komisariatin e Policisë Sarandë, dhe drejtuesi i furgonit E. N. Shtetasi Pelivan Mehmetaj, është larguar duke i shpëtuar arrestimit. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romen, u bë i mundur arrestimi i tij ne Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. 

SHKARKO APP