Ekstradohet Samet Halluni, anëtari i grupit “Bajri”
Dy muaj pas arrestimit në Roterdam të Hollandës është ekstraduar në vendin tonë, Samet Halluni, i cili është anëtar i grupit kriminal të Shkodrës “Bajri”. Ekstradimi i 21-vjeçarit u bë nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Hollandë.
Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj Samet Hallunit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale,”Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal”.
“Shtetasi Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi kriminal “Bajri” u godit në shtator nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë. Ndërkohë rreth 3 javë më parë në Spanjë u arrestua Enver Bajri, i dyshuar si drejtuesi i grupit kriminal
Më 22 shtator u arrestuan
Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë;
Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
KOHA JONË SONDAZH

