Ekzekutime çdo ditë/ Eksperti i sigurisë: Grupet kriminale po forcohen, lidhje me strukturat e shtetit

Ditët e fundit janë shënuar ekzekutime mafioze që kanë tronditur opinionin publik. Pedagogu i çështjeve të sigurisë, Pëllumb Nako, thotë se këto ngjarje tregojnë se krimi i organizuar apo grupet kriminale shqiptare, kohët e fundit sa vijnë dhe po forcohen dhe po e shtojnë edhe më shumë hapësirën të tyre gjeografike edhe gjate vendit.

”Duhet një hetim që duhet të përfshijë edhe aktivitetin ndërkombëtar të këtyre personave”, u shpreh eksperti i çështjeve të sigurisë. Nga ana tjetër, ai shtoi se në të gjitha vendet e BE-së grupet kriminale shqiptare zhvillojnë aktivitetin e tyre kriminal, jashtë syrit të forcave tona të rendit apo drejtësisë.

Sipas tij këto aktivitete të jashtëligjshme kurorëzohen edhe me vrasje. Eksperti theksoi se këto grupe kriminale janë të lidhura edhe me strukturat e shtetit dhe këtu përmendi edhe ekzekutimin e Bledar Birçajt në Vlorë.

SHKARKO APP