Ekzekutimi/Behar Sofia u ndoq nga atentatorët, hetohej nga SPAK për…
Një atentat i sofistikuar ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Behar Sofia 66-vjeçar me origjinë nga Lapardhaja e Beratit, u qëllua dy herë me pistoletë me silenciator teksa ecte në trotuar buzë Lanës përballë “Piramidës”. Edhe pse u dërgua në spital, 66-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë dy plagëve të marra në kokë dhe ndërroi jetë.
66-vjeçari u qëllua në një zonë ku nuk ka kamera sigurie. Policia nuk ka mundur të gjejë as gëzhoja ndonëse prej 60 minutash kërkoi me detektor metalesh. Sofia është një personazh i njohur për trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht nga Turqia të heroinës me destinacion në vendet e BE.
Ai ishte pronar i disa bizneseve në zonën pranë stadiumit Dinamo në kryeqytet. Ai ka qenë i dyshuar dhe për gjobëvënie, për krim të organizuar nga prokuroria e posaçme ndërsa ishte njohje e afërt dhe bashkëpunëtor i bosit turk të heroinës Abdulselam Turgut, i cili do kryente sulm terrorist në festën e Novruzit në Xhaminë e Bektashinjve në Tiranë në vitin 2018.