Ekzekutimi/Behar Sofia u ndoq nga atentatorët, hetohej nga SPAK për…

Një atentat i sofistikuar ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Behar Sofia 66-vjeçar me origjinë nga Lapardhaja e Beratit, u qëllua dy herë me pistoletë me silenciator teksa ecte në trotuar buzë Lanës përballë “Piramidës”. Edhe pse u dërgua në spital, 66-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë dy plagëve të marra në kokë dhe ndërroi jetë.

66-vjeçari u qëllua në një zonë ku nuk ka kamera sigurie. Policia nuk ka mundur të gjejë as gëzhoja ndonëse prej 60 minutash kërkoi me detektor metalesh. Sofia është një personazh i njohur për trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht nga Turqia të heroinës me destinacion në vendet e BE.

Ai ishte pronar i disa bizneseve në zonën pranë stadiumit Dinamo në kryeqytet. Ai ka qenë i dyshuar dhe për gjobëvënie, për krim të organizuar nga prokuroria e posaçme ndërsa ishte njohje e afërt dhe bashkëpunëtor i bosit turk të heroinës Abdulselam Turgut, i cili do kryente sulm terrorist në festën e Novruzit në Xhaminë e Bektashinjve në Tiranë në vitin 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?