Ekzekutimi i 19-vjeçarit, autorit iu vra babai më 2 shtator. Edhe pse në kërkim, hakun e mori

Përplasjet mes grupeve rivale në Shkodër kanë dalë jashtë çdo kontrolli, dhe vrasjet sa vijnë dhe shtohen. 19-vjeçari Erjon Xhenje është ekzekutuar nga djali i Ismetit, Bajram Çekorja. Ky i fundit ndonëse është në kërkim për përfshirje në një tjetër atentat, nuk është penguar që të marrë hakun për vrasjen e babait shumë pranë derës së shtëpisë.

Bajram Çekorja vrau të riun Erjon Xhenje, pasi ky i fundit i nxori në pritë babanë ditën që e ekzekutuan. Ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht, po ajo që mund të thuhet është se kjo është një nga pistat kryesore që ka në tryezë grupi hetimor.

Grupi hetimor ka arritur që të sigurojë provat që vërtetojnë se pas ekzekutimit të 19-vjeçari qëndron Bajram Çekorja, përfshirë këtu edhe kamerat e sigurisë në zonë.

Si u vra Ismet Çekorja?

57-vjeçari doli nga banesa për në market ku bleu disa birra, por nuk mundi dot të kthehej i gjallë në shtëpi. Autorët që dyshohet se kishin akses në kamerat e sigurisë në zonë u afruan me një motor me skafandër dhe qëlluan drejt tij duke e lënë të vdekur. Në këto kamera sigurie është fokusuar grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Në polici u thirr për të dëshmuar edhe Alban Bruçi ndaj të cilit u bë një atentat më 25 gusht dhe si autor është shpallur në kërkim djali i viktims, Besnik Çekorja së bashku me Tornado Fushën. Bajram Çekorja ka precendentë të mëparshëm penale dhe rezulton i arrestuar në 2016 për tenativë vrasje si dhe në 2019 si pjesë e një grupi kriminal.

Katër ditë para se të vritej, ai doli në një deklaratë për mediat ku i doli në mbrojtje të birit duke thënë se nuk kishte lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht. Sipas tij familja Çekorja po sulmohej nga një grup banditësh të lidhur me njerëz me pushtet.

SHKARKO APP