Ekzekutimi i Behar Sofisë, familjarët: Doli të pinte kafe

Ende nuk ka shenja të autorit ose të autorëve që ekzekutuan mëngjesin e së enjtes Behar Sofinë. Hetuesit kanë marrë në pyetje familjarët, të cilat kanë thënë se 66-vjeçari kishte dalë për të pirë kafe dhe për të blerë diçka e më pas do të kthehej në banesë.

Fmiljarët kanë mohuar që i ndjeri të ketë pasur në plan të takonte ndonjë person dje. ”Behari doli të pinte kafe, më pas do të blinte diçka dhe do të kthehej në banesë. Behari, kur doli, nuk na tha se do të takonte njeri”, mësohet të kenë thënë familjarët.

Policia ka sekuestruar dhe telefonin e viktimës dhe nga këqyrja nuk është gjetur ndonjë bisedë e dyshimtë apo ndonjë kërcënim. Edhe familjarët e tij mohojnë që viktima të ketë pasur konflikte ditët e fundit.

SHKARKO APP