Ekzekutimi i dy personave në Lezhë, ja pista e hetimeve
Dy personat që humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një zonë kodrinore të thellë të qytetit të Lezhës, një prej të cilëve ishte rapsod i njohur në zonë dyshohet se kishin konflikte të vjetra pronësie. Kjo sjell lindjen e dyshimeve për shakakun e ekzekutimit të tyre. Viktimat e identifikuara si Kol Murrani, rapsod i njohur në zonë dhe Preng Simoni, të dy 60 vjeç, të cilët sipas policisë kanë gjurmë të goditjes me armë zjarri në trupin e tyre. Kol Murrani kishte miqësi dhe ishte fqinj me Preng Simonin dhe kishin udhëtuar së bashku drejt zonës së thellë për të parë shtëpitë e vjetra.