Ekzekutimi i Tauland Beqirajt në Vlorë, shoqërohen 12 persona. Kontrolle në disa banesa

Janë shoqëruar në polici 12 persona lidhur me ekzekutimin e 31-vjeçarit Tauland Beqiraj në mes të ditës në Vlorë, në një rrugë të populluar.

Në këtë ekzekutim kanë marrë pjesë 3 persona, ku dy prej të cilëve kanë dalë nga makina dhe qëllojnë Tauland Beqiraj, ndërsa një i tretë i ka pritur në makinën tip “Ford” me targa AA 403 PX për t’i larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima Tauland Beqiraj ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Transballkanike” pranë Gjykatës së Apelit në momentin që është ndalur nga dy persona që i afrohen. Ata duket se flasin për pak sekonda duke lënë të kuptohen se edhe mund të njihen dhe me pas njëri prej dy autorëve e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi duke e lënë të shtrirë në tokë 31-vjeçarin.

Makina e autorëve u gjet më pas nga policia në Pyllin e Sodës, ku u arrestua edhe një prej autorëve të dyshuar H. A. Jonuzi, 44 vjeç, banues në Vlorë.

SHKARKO APP