Ekzekutimi mafioz i djalit të mjekut. Autorët e pritën disa orë, detajet e reja
Ekzekutimi i 25-vjeçarit në orët e para të së dielës vijon të mbetet ende mister për Policinë e Vlorës.
Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor, viktima nuk rezulton të ketë ndonjë konflikt gjatë kohëve të fundit apo edhe më herët në Shqipëri. Edhe pas shoqërimit të 12 personave pas momentit të ngjarjes, ende nuk është arritur të dalë në dritë shkaku i vrasjes së K. B.
Shoqërimi i fqinjëve apo të afërmve të të riut, burimet thanë se është bërë me qëllim që të zbulohej ndonjë lëvizje e dyshimtë, që mund të jetë parë në momentin e ngjarjes apo para saj.
Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, të afërm apo miq të 25-vjeçarit kanë deklaruar se Breshanaj nuk ka pasur ndonjë konflikt në Vlorë, çka përforcon pistën kryesore të hetimit të Policisë për këtë ngjarje, atë të veprimtarisë së 25-vjeçarit në Belgjikë, shtet nga i cili ishte kthyer rreth tre muaj më parë.