Ekzekutimi në Shkodër, Policia tregon detajet e para: Çekorja ndërroi jetë në spital

Policia e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vrasjen e ndodhur këtë mesditë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Ismet Çekorja banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër është qëlluar me breshëri plumbash, ai është nisur drejt spitalit ku dhe ka ndërruar jetë.

Tre ditë më parë, 57-vjeçari doli në një deklaratë për mediat, ku tha se djali i tij Bajrami nuk kishte lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht. Po ashtu Çakorja nënvizonte edhe se këto janë sulme ndaj familjes së tij, që i bëjë disa banditë të veshur me pushtet.

Djali i viktimës u shpall në kërkim pasi dyshohet si njëri prej atentatorëve të mbrëmjes se 25 gushtit ndaj Alban Brucit. Ndaj këtij të fundit u qëllua 19 herë, por shpëtoi pa marre asnjë plagë.

Njoftimi i policisë

Në lagjen “Guerrile”, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I.Ç, 57-vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

SHKARKO APP