Ekzekutimi për larje hesapesh? Artur Bashimi, vëllai i shokut të vrasësve të kryekomisarit Cuku

47-vjeçari i ekzekutuar mbrëmjen e së hënës në Athinë u identifikua si Artur Bashimi, ka qenë person me precedentë penal për vjedhje. Bashimi i qëlluar në kokë me armë zjarri, rezulton i arrestuar në shkurt 2022 si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik. Ai është arrestuar sërish më pas në prill 2024, po si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje në Greqi.

Të njëjtën rrugë duket ka ndjekur edhe vëllai i tij 38-vjeçar, Marsel Bashimi i njohur ndryshe edhe si Marsel Shkurtaj apo Marsel Gozhita, që po ashtu është person me precedentë të rëndë penalë në Greqi dhe në Shqipëri. Pikërisht ky i fundit, Marseli, korrikun e tre viteve më parë përfundoi në pranga së bashku me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, si autorë të një ngjarjeje të rëndë me përdorim armësh në Greqi.

Si Jambelli, ashtu edhe Leci akuzohen sakaq në Shqipëri si organizatorë dhe financues të vrasjes së kryekomisarit Artan Cuku në vitin 2017. Gjykata e Tiranës i ka dënuar me burgim të përjetshëm porositësit e krimit, por edhe pas arrestimit nga autoritetet greke, ata nuk u ekstraduan në Shqipëri. Me të dy këta eksponentë të rrezikshëm kriminalë, Bashimi rezulton të jetë bashkëpunuar në grabitje e vrasje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marsel Bashimi ka qene i hetuar më parë për “shkelje te ligjit mbi emigrantet” dhe “falsifikim”, i arrestuar edhe për plagosjen me thikë të një gjeorgjiani që punonte si shpërndarës porosish. Në Shqipëri, Bashimi është arrestuar në nëntor 2014 për vjedhjen me dhune të një 20-vjeçareje në Lazarat. /TCH/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?