Ekzekutohet me dy plumba pas shpine 23-vjeçari në Itali

Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Corato, provincë e Barit, Itali.

Identiteti i të riut shqiptar nuk është bërë ende me dije nga mediat italiane.

Ekzekutimi ndodhi në një shesh të populluar të zonës dhe mendohet se kanë qenë dy autorët të cilët kanë kryer krimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë qenë duke kaluar me një motor tip “Scooter” dhe e kanë qëlluar shqiptarin dy herë pas shpine me armë zjarri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Plumbat e kapën shqiptarin në mushkëri dhe kokë.

Autorët nuk janë gjurmuar ende, ndërsa policia italiane po heton për motivet e ekzekutimit të të riut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?