Ekzekutohet në makinë me 14 plumba, viktima shkoi të pinte kafe

Mëngjesi i kësaj të marte ka nisur me një ekzekutim në Rrogozhinë. Viktima është 33-vjeçari, Klevis Kapllani i cili u vra shumë pranë shtëpisë së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, rreth 200 metra larg banesës. Trupi i tij i pajetë u gjet në makinë, rreth orës 06:00. Ka qenë shitësi i qumështit të fshatit, i cili ka gjetur të pajetë 33-vjeçarin.

Kapllani kishte dalë mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 për të konsumuar një kafe, por nuk u kthye më i gjallë. Mësohet se ai është qëlluar me 14 plumba, ndërsa në vendngjarje është gjetur një armë por ende nuk dihet nëse i përket autorëve apo viktimës.

Tezja e Klevis Kapllani, ka bërë me dije se i riu ka pasur një ekspuls në Itali në vitin 2007 por pa dhënë shumë detaje. “Dimë ka pasur ekspuls në Itali në 2007. E kam çun motre”, ka thënë ajo. Ndërkohë, një tjetër familjar i të riu, është shprehur se e mori vesh lajmin nga mediat. “Ka qenë në Itali më shumë, s’di të ketë ndonjë problem. E kam marrë vesh lajmin nga TV”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?