Ekzekutohet shqiptari në qendër të Torinos

Fadil Mema, një shqiptar 54-vjeçar u ekzekutua në një nga lagjet në qendër të Torinos së Italisë. Ansa shkruan se ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit kur Mema ishte duke shpërndarë gazetat. Burime nga policia lokale thane se Mema u qëllua nga 2 persona të cilët e kanë qëlluar 6 herë dhe janë larguar. Policia ka marrë në pyetje të bashkëshorten e shqiptarit. Viktima kishte një precedent të mëparshëm për plagosje. Policia thotë se krimi ishte i mirëorganizuar nga autorët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?