Elbasan/ Bashkia i mbyll zyrën, Kol Nikolla shqyen derën (Video)

Gjatë një komunikimi me mediat nga Elbasani, Kol Nikolla, kreu i Konfederatës së Sindikatave ka denoncuar mbylljen e zyrave të konfederatës nga Bashkia e Elbasanit.

Këto zyra sipas tij janë në pronësi të sindikatës për më shumë se 20 vite. Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se Nikolla ka qenë i pranishëm  në hapjen e zyrës  duke u shqyer derën e zyrës së konfederatës së Sindikatave Shqiptare në Elbasan. Ajo sipas Nikollës ishte e mbyllur prej kohësh nga Bashkia e Elbasanit. Personi që shoqëron Nikollën ka një levë në dorë dhe të dy së bashku hapin derën dhe futen brenda.

Ai shtoi se nëse duan ta prishin për ta bërë më pas pallat, kjo nuk është forma e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse i shkon mendja që do të prishet e të behët pallat, nuk është kjo forma e duhur”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama
2

Nikolla tha se mbyllja e zyrave të konfederatës në Elbasan është bërë forcërisht. Sipas tij këto zyra janë në pronësi të sindikatës prej 20 vitesh. Nikolla deklaroi se do të depozitojë një kallëzim penal pranë organeve të prokurorisë, në lidhje me këtë problem mjaft shqetësues që ka për qëllim marrjen e pronave për të ngritur pallate shumë katëshe.

Ndërkaq burime zyrtare nga Bashkia Elbasan  konfirmuan se drejtoria e aseteve, pronave dhe strehimit  ka vënë në dijeni konfederatën e sindikatave dhe ZRPP për kalimin në pronësi të saj të zyrave në fjalë. Kjo pronë i takon Zonës Kafastrale 8594 ne Lagjen Partizani dhe prej 19 Tetorit 2018.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?