Elbasan – Bashkia kujtohet në shtator për të rregulluar shkollën, ankohen prindërit

Pak javë pas nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia e Elbasanit ka nisur rregullimin e shkollës ‘Alia Gjahu’  duke i akomoduar nxënësit në dy shkolla të tjera të qytetit. Prindërit ankohen se fëmijët po mësojnë nga 60 nxënës në një klasë.

Për një problem që prindërit e shprehin jashtë kamerave është se nxënësit bëjnë dy klasa bashkë, me dy mësueset përkatëse që do të thotë se një klasë nuk ka kapacitetin e nevojshëm për të mbajtur këtë numër nxënësish.

Investimi në shkollën Alia Gjahu duket se ka vendosur në vështirësi shkollat mikëpritëse. Për shqetësimin e prindërve reagoi përgjegjësi për programet pranë DAR, Ali Kardhashi i cili pranoi se situata ka qenë e tillë por do të ndryshojë. Zgjidhja është gjetur mësimi në dy turne në shkollat 9-vjecare Onufri dhe Jeronim De Rada.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ali Kardhashi: Është marrë masat e duhura për zhvillimin sa më normal të mësimit për shkollën Alia Gjahu. Janë vënë dy ambiente në dispozicion, shkolla Onufri dhe Jeronim De Rada.

Swiss Digital Mobile Reklama

Investimi në shkollen Alia Gjahu që mund të ishte kryer fare mirë gjatë verës shkon në 45 milionë lekë dhe punimet pritet të mbyllen brenda 90 ditësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?