
Fushata e rekrutimit në Forcat e Armatosura ka vijuar në qytetin e Elbasanit. Të rinjtë patën mundësinë të njihen më nga afër me mundësitë që ofron karriera ushtarake, kriteret e aplikimit, pajisjet dhe mjetet e FA, si dhe përfitimet që vijnë nga angazhimi në radhët e tyre. Përfaqësuesit e rekrutimit informuan të pranishmit mbi mundësitë e zhvillimit profesional, trajnimet dhe kontributin që mund të japin në shërbim të vendit.