FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Elbasan/ Makina përplaset me furgonin, 9 të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh. Një automjet tip Volkswagen Golf është përplasur me një furgon pasagjerësh, si pasojë janë dëmtuar 9 persona të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal të Elbasanit nga ky raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka dërguar nëpërmjet autoambulancave në spital menjëherë të plagosurit për ndihmë mjeksore, si dhe ka bërë të mundur zhbllokimin e trafikut, pasi u krijuan radhë të gjata në të dyja kahet e lëvizjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Paraprakisht, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave dhe parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?