Elbasan, Rama: Me opozitën në pushtet, negociatat do të ndaleshin
Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së në Elbasan u ndal te rëndësia që ka shumica parlamentare në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ai kritikoi ashpër opozitën, duke e cilësuar si një forcë politike të paaftë për të kontribuar pozitivisht në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Rama tha se Partia Socialiste mban mbi supe përgjegjësinë për të çuar përpara negociatat me BE-në dhe se kjo kërkon jo vetëm stabilitet politik, por edhe një shumicë të fortë në Kuvend. Sipas tij, qytetarët i kanë dhënë PS-së mbështetje të gjerë pikërisht për të realizuar objektivin e anëtarësimit dhe për t’u siguruar shqiptarëve pasaportën europiane.
Kryeministri theksoi se procesi i negociatave përfshin një numër të madh reformash dhe ndryshimesh ligjore, të cilat duhet të miratohen në Parlament brenda afateve të përcaktuara nga Bashkimi Europian. Ai solli si shembull miratimin e 27 ligjeve të lidhura me negociatat, ku disa prej tyre kërkonin shumicë të cilësuar votash.
Sipas Ramës, nëse PS nuk do të kishte numrin aktual të mandateve, procesi mund të përballej me pengesa serioze. Ai deklaroi se opozita do të përdorte çdo mundësi për të bllokuar vendimmarrjen në Kuvend, duke rrezikuar kështu avancimin e negociatave me Bashkimin Europian.
Rama u bëri thirrje socialistëve të jenë më pranë anëtarësisë dhe qytetarëve, për të shpjeguar rëndësinë e reformave dhe të procesit të integrimit. Ai tha se është e nevojshme që njerëzit të kuptojnë se çdo votë dhe çdo vendim në Parlament lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen europiane të vendit.
Në përfundim, kryeministri theksoi se forca politike e Partisë Socialiste në Kuvend është një element kyç për realizimin e reformave dhe për vijimin pa pengesa të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në
KOHA JONË SONDAZH

