Elbasan, rrezikon të shembet Kisha Katolike

Me një vendim të Gjykatës së Lartë e vetmja Kishë Katolike në Elbasan rrezikon të shembet.

Kisha katolike Shën Piu i X ndërtuar në vitin 1996 në daljen të qytetit të Elbasanit shumë pranë varrezave të Dëshmorëve rrezikon të shembet pas një padie të familjes Karaosmani. Bazuar ne padi, kjo familje  pretendon se kisha është ndërtuar në pronën e saj, dhe se ky objekt i cili është blerë nga Shteti Shqiptar, ka pasur një leje ndërtimi dhe disponon çertifikatën e pronësisë e cila daton në 4 mars 1996 duhet të shembet.

Kisha Katolike i ka cilësuar absurde vendimin e Gjykatës pasi në të gjitha proçedurat ka respektuar ligjet e shtetit shqiptar.
Kryetar i Keshillit të Kishës, Sokol Lulgjuraj, deklaron se “famullia jonë është përfshirë në një situatë absurde me një proçes gjyqësor po të tille. Kisha jonë është ndërtuar rreth 20 vite më parë sipas të gjitha rregullave të shtetit shqiptar, me dokumente pronësie të tokës dhe ndërtimeve.

Në vitin 2007 Kisha Katolike është paditur në gjykatë nga një familje e cila pretendon pronësinë e tokës. Nuk e kemi marrë parasysh këtë padi pasi e kemi cilësuar absurde. Vendimi i gjykatës vendos lirimin e truallit edhe pse ne jemi ligjërisht pronar të truallit dhe të ndërtimit”.
Kisha Katolike do të kërkoje ndërhyrjen e shtetit shqiptar dhe jo vetëm për këtë vendim të gjykatës. Ajo do ti drejtohet me një shkresë kryeministrit ku bashkangjitur do të jenë edhe dokumentat me të cilat është ndërtuar ky objekt kulti. Kisha katolike Shën Piu X është e vetmja e këtij besimi në qytetin e Elbasanit duke i shërbyer mijëra banorëve. 

SHKARKO APP