Elbasan, shpërthimi dëmton supermarketin dhe makinën

Një supermarket dhe një makinë në pronësi të Sali Mehillit janë shkatërruar pjesërisht për shkak të një shpërthimi që ndodhi në fshatin Shalës të komunës me të njëjtin emër në rrethin e Elbasanit.

Nga shpërthimi janë dëmtuar së tepërmi muret e supermarketit dhe pjesët e brendshme të tij.

Gazetarja jonë Belinda Ruçi informon se shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në muret e supermarketit dhe në pjesët e brendshme të tij si dhe është dëmtuar dhe automjeti i pronarit të supermarketit.

Shpërthimi ndodhi në orët e natës duke u gdhirë 18 dhjetori 2014 dhe nuk ka pasur të lënduar në njerëz. (Foto:Arkiv)

Nuk dihet ende shumë detaje në lidhje me këtë shpërthim.

SHKARKO APP