Elbasan – Vodhi postën e fshatit, arrestohet 30-vjeçari
Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka vjedhur postën e fshatit Mlizë.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Edi Tashi, 30 vjeç, banues në fshatin Mlizë Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet të ketë vjedhur postën zyrtare të fshatit Mlizë”, informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal
KOHA JONË SONDAZH

