Elbasan/Banesa si në mesjetë, ku jeton një baba me vajzën 15 vjeçare (FOTO)
Në këtë ndërtesë prej guri, nuk jetojnë paraardhësit tanë por një baba së bashkue me vjazën e tij. Kjo ndërtesë ndodhet në fshatin Pashtresh të njësisë administrative Gjinar, Elbasan.
Kristaq Muça po jeton ferrin, bashkë me të bijën, prej shumë kohësh.
Historia e tij nis para 15 vite, kur ai u largua për një jetë më të mirë në Durrës. Punoi, por mundësitë për të siguruar qiranë e për të mbajtur frymën gjallë, ishin të pakta. Ai mbeti në katër rrugëve në qytetin bregdetar dhe vendosi të kthehet në vendlindje në shtëpinë gërmadhë.
Bashkë me atë erdhi edhe e bija 15 vjeçe për të mos e lënë të vetëm të atin. Bashkëshortja nuk u kthye. Ajo qëndroi në Durrës duke e braktisur të shoqin.
Portali, InfoElbasan, shkruan se ata: “Nuk gjetën asgjë në banesë. As dyer, as dritare, as drita, çatia e shembur dhe muret janë çarë. Nuk gjen asgjë në magje për të ngrënë. Atyre i afruan ndihma sa për të mbajtur frymën banorët e fshatit. Por edhe ata janë të varfër dhe kanë hallet e tyre”.
Nuk ka me se të punojë tokën, nuk ka mbështetje financiare por vajza kurrsesi nuk e braktis babanë. Ndonëse dimri po troket nuk dihet nëse deri në pranverë do ia dalin mbanë.


KOHA JONË SONDAZH

