FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Elbasani “i ministres” pa ngrohje në shkolla, nxënësit sigurojnë vetë mjetet

“Mami na ka blerë ngrohësen.” thotë një nxënës.

Mungesa e ngrohjes në shkollat e Elbasanit po i detyron prindërit t’i blejnë vetë pajisjet për klasat e fëmijëve të tyre në kushtet e rënies së temperaturave dhe motit të acartë.

Nxënësit thonë se sistemi ngrohës në shkolla është i vendosur, por nuk punon.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kaldaja kemi, por nuk punojnë, janë të ftohta ,” u shpreh një nxënës i shkollës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë prej fëmijëve shqetësohen për të ftohtin dhe thonë se e kanë të vështirë të qëndrojnë në mësim.

“E blemë ngrohësen për të ngrohur klasën së kishim ftohtë.”

“Ne e blemë ngrohësen  që të ngrohet e gjithë klasa,” tha një nxënës tjetër.

Orët bëhen edhe më të vështira për të qëndruar në klasë pasi veç mungesës së ngrohjes, dritaret dhe dyert  duhet të hapen disa herë në bazë të urdhrit të ministrisë si masë parandaluese ndaj Covid-19. /Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?