Elbasani në ditën e tretë nën pushtetin e tymit toksik

Vijon për të tretën ditë që të çlirohet tymi toksik nga djegia e pakontrolluar e mbetjeve urbane në landfillin e inceneratorit të Elbasanit. Mjete të rënda të firmave private, por edhe të ushtrisë hedhin vazhdimisht inerte në grumbullin e mbetjeve me qëllim izolimin e vatrës së zjarrit.

Nga ana tjetër, drejtues të repartit zjarrfikës shprehen se për momentin përpjekjet janë për ta mbajtur nën kontroll, pasi djegia në brendësi do të vijojë të çlirojë tymin toksik për një afat të papërcaktuar.

Mijëra banorë prej ditësh po përjetojnë ndotjen e ajrit dhe erën e rëndë. Vetëm ndryshimi i erës mund t’u japë herë pas here mundësinë të mos ndjejnë erën e tymit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me prokurorinë prej tre ditësh kanë nisur hetimet në lidhje me shkaqet e këtij zjarri, personat përgjegjës nëse do të rezultojnë dhe natyrisht dëmet që po shkaktohen në mjedis.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?