Elbasani ngrihet në protestë. Deputeti i PD-së: Qytetarët e revoltuar! Qeveria vjedh para

Qytetarët në Elbasan janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe ushqimeve bazë jetike.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi paralajmëroi që protestat që sot nisën nga Elbasan do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë. Në një komunikim me gazetarët, ai u shpreh se qytetarët janë të revoltuar jo vetëm për rritjen e çmimeve, por edhe për pasigurinë e jetës së tyre.

Nuk është vetëm çështja e rritjes së naftës, është rritur pasiguria, e shpopullimit dhe duhet reagim ndaj qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja e çmimit të naftës është një vjedhje e hapur. Bordi është antikushtetues dhe qeveria sa herë ka nevojë për para që i përdor për luksin e saj ua rrëmben shqiptarëve në forma të ndryshme, një nga këto forma është edhe përmes karburantit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka paketa ndihme ndaj krizës, nuk ka ndihmë për studentët, shtresat në nevojë. Situata bëhet më revoltuese kur çmimet në burse bien në mënyrë progresive, ndërsa në Shqipëri rriten në mënyrë të menjëhershme

Ka një situatë zgjedhore përpara dhe qeverisë i duhen para për të blerë votat.

E nisëm këtu nga Elbasani si shkëndijën e parë, për ta shtrirë në gjithë Shqipërinë. Nuk ka më kohë për të humbur, është shkelur ekonomia jonë, por edhe dinjiteti ynë. Le të shërbejë për të gjitha revoltat që do shpërthejnë në gjithë Shqipërinë”, tha ndër të tjera Boçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?