Elhaida Dani në BBC para Eurovizion

 

Elhaida Dani ka dhënë një intervistë të shkurtër për gjigandin BBC, në lidhje me pjesëmarrjen e saj në Eurovision dhe performancën e saj në koncertin e organizuar në Londër pak ditë më parë, me disa pjesëmarrës nga shtete të ndryshme.

Dani është shprehur se Londra është vendi ku ka lindur muzika që ajo pëlqen, ndërsa ka veçuar këngëtaren britanike Jessie J, si të preferuarën e saj. Për këngataren shqiptare, çdo skenë është mrekullueshme për sa kohë ka përballë publikun.

“Kisha nevojë të shikoja Londrën. Është vendi ku ka lindur muzika që unë pëlqej. Këngëtarja e preferuar është Jessie J. Ajo organizoi një koncert në Tiranë dhe unë performova në hapje të tij. Për sa kohë kam publikun përballë, çdo skenë është e mrekullueshme”, është shprehur Dani.

Elhaida Dani do të prezantojë Shqipërinë me këngën “I’m Alive” në Eurovision 2015, që do të organizohet në Vienë të Austrisë. Kënga e Shqipërisë është deri më tani një nga më të vlerësuarat nga publiku europian, ndërsa në “Youtube” renditet e dyta pas Rusisë për numrin e klikimeve.

SHKARKO APP