Elhaida Dani në vendin e parë, më e klikuara në Eurovision

 

Elhaida Dani ka dalë ne para  në renditjen e këngëve më të klikuara në Eurovision 2015 duke mposhtur të gjithë konkurrentët e këtij edicioni.

Këngëtarja ka kaluar në vendin e parë si më e klikuara në Eurovision me1 milionë e gjysmë klikime. Përpara pak javësh Elhaida është renditur në vendin e katërt në 5-shen më të mirë me 336,709 klikime. Elhaida do të performojë në gjysmë finalen e parë në skenën e Eurovision 2015, në Austri më datë 19 maj, ndërsa nata finale do të jetë më 23 maj

SHKARKO APP