Veliaj: Takimi ishte sqarues.Biznesi i vogël: Të hënë çojmë propozimet tona

Ditën e hënë do të vendosët në lidhje me taksat e biznesit të vogël. Të paktën ky ishte konkluzioni i arritur mes biznesit dhe bashkisë së Tiranës. Përfaqësuesi i biznesit, Nikollaq Neranxi u shpreh optimist për zgjidhjen e çështjes ditën e hënë.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj në përfundim të takimit tha se takimi ishte më tepër sqarues, në lidhje me atë çfarë biznesi kërkonte. Veliaj i tha se i ka kërkuar biznesit një listë me kërkesa, por të ndara kush i takon bashkisë dhe kush qeverisjes qendrore.

Veliaj: Ishte një takim saqrues. Njerëzit duhet të kuptojnë që qytet pa taksa nuk ka.  I kam kërkuar që të na çojnë çfarë janë kërkesa të qeverisë qëndorore nga ato lokale. Të ndajnë kërkesat që janë relaizuar dhe nuk i dinë. Taksa e biznesit të vogël është zero.

Ne duam të taksaojmë vetëm atë që përdor. Ai që hap tavolina vetëm gjatë verës le ta paguajë për tre muaj.

Le t’i listojnë kërkesat, por të tilla që jo qytet pa taksa.

Kishte kërksa të çuditshme: Ne duam të shesim rroba në rrugë. Unë nuk jam kryetar bashkie i Kabulit, por i një qyteti europian.

Qyteti nuk është treg, qyteti ka tregje, por nuk është treg.

Ishte një ore edukatë qytetarë.

Neranxi: Debati ishte shumë i madh. Debatuam për të gjitha taksat. Unë personalisht nuk isha dakord me gjithë paketën, të gjithë bashkë ne nuk ishim dakord me paketën, pavarësisht se në debat ata ndërhynë për disa taksa për të ndërhyrë tek ato vetëm. Nga debati i madh që patëm ramë dakord që të hënë të paraqesim 12 pikat tona, rreth orës 10.

Na pritën në diskutim dhe të hënë do na japin një zgjidhje sepse na mirëkuptuan për momentin.

Propozimet tona ishin: Të ngelen përsëri taksat siç kanë qenë në pushtetin vendor të parë. Aty patëm një debat vetëm tek hapësirat publike. Ata nuk donin që të ulnin kaq shumë, por unë mendoj se të hënën do ta zgjidhim. Na premtuan.

Një nga negociatorët e biznesit me bashkinë tha se ditën e hënë do ti paraqesin bashkisë kërkesat dhe më pas do të vendoset.

Adriatik Lapaj: Pas një takimi të gjatë ne si grup negociator, përfaqësues të bizneseve diskutuam dhe ramë dakord për disa pika kryesore:

Së pari u ra dakord që biznesi nëpërmjet përfaqësues të vet, ditën e hënë do ti çojë propozimet të listuara bashkisë së Tiranës, e cila ishte e hapur për:

1-Rinegocimin e tarifave përsa i përket zënies së hapësirës publike për kategori të caktuara dhe

2-Rinegocimin e tarifës për tavolinat në rastet e bizneseve që kanë tavolina.

Gjithashtu u bë fjalë edhe për mundësinë e marrjes me qera sezonale të sipërfaqeve të caktuara dhe disa pika të tjera.

Bëj me dije që përfaqësia do të vendosi radhën e pikave që do t’u çohet. Nga ana e bashkisë pati një gatishmëri për ta negociuar, e ngurtë, më duhet ta theksoj, e ngurtë, por gjithësesi një derë u la e hapur për ditën e hënë dhe ne i bëmë të qartë se biznesi nëse nuk i merren parasysh kërkesat që do i çojnë do të jetë në shesh përsëri.”

SHKARKO APP