Elisabeta Imeraj dhe dosjet e bujshme që ka hetuar

Elisabeta Imeraj është komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës nga kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku pas shkarkimit të Dritan Rreshkaj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk justifikonte pasurinë e tij.

Elisabeta Imeraj nuk është një emër i panjohur për publikun. Ajo ka hetuar disa nga çështjet më të nxehta në vend, përfshirë edhe dosjen për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për të cilin kërkonte heqjen e imunitetit për ta arrestuar.

Ishte maxhoranca ajo ai që pengoi në Komisionin e Mandateve arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm të akuzuar nga Prokuroria për trafikun e drogës. Imeraj ka hetuar dosje të tjera të bujshme si ajo e Shullazit, Orest Sotës, të cilit iu gjetën 863 mijë euro në makinë, që sipas prokurorisë nuk justifikoheshin dhe kishin si adresë ish-ministrin Saimir Tahiri, dosjen e 9 imamëve të cilët janë dënuar për terrorizëm por edhe grupin e trafikantit ndërkombëtar të drogës Met Kananit, i njohur si ‘Eskobari shqiptar’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurorja Imeraj ka nisur punë si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2004, më vonë është emëruar në prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda. Imeraj, nëna e dy fëmijëve, është diplomuar për drejtësi në vitin 2001 në Fakultetin e Drejtësisë e më pas ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?