Elmazi: Nesër të mos votojnë deputetë të inkriminuar

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi zyrtarisht të votojë pro draftit kushtetues për reformën në drejtësi. Votat e deputetëve demokratë, janë tashmë pro reformës pasi është plotësuar kërkesa e tyre për zbatimin e rekomandimit 88 të opinionit të Komisionit të Venecias.

Por deputetja e Vlorës, Liljana Elmazi ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me këtë proces. Në facebook deputetja demokrate shkruan se nëse  ka mbetur një atom dinjiteti, Kryeministri Rama sipas saj nuk duhet të thërrasë nesër deputet vrasës, që të votojë Reformën.

Deputetja Liliana Elmazi, është shprehur se dita e nesërme është e shenjtë. Sipas saj deputetë të janë të dyshuar si trafikantë apo dhe të inkriminuar, të mos jenë pjesë e votimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Elmazi ka thënë se :”Mos e njollos reformën për drejtësi konsensuale duke e votuar me votat e atyre që kanë qenë dënuar nga drejtësia për krime të rënda e të turpshme”,- ka deklaruar deputetja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?