Elsa Kamberi-njeriu simbol në sensibizilimin e publikut në luftën ndaj kancerit

Elsa Kamberi, e cila banon në Holandë, mbetet një ndër aktivistet shqiptare në Europë më të angazhuara në sensibilizimin e publikut në luftën ndaj kancerit. Elsa edhe vjet mori pjesë në një maratonë vrapimi, duke vazhduar në traditën e bukur të vrapimit për sport, por edhe si mesazh ndërgjegjsimi të qytetarëve. Ajo nuk ndalon duke punuar, krahas punës së saj të përditshme,  për të motivuar njerëzit që të jenë me solidarë kur flitet për jetën, e në këtë rast në betejën mes jetës dhe vdekjes (kancerit).

Elsa Kamberi shkruan se “po marr përsipër sfidën e vrapimit të një gjysmë maratonë për të bërë një ndryshim në luftën kundër kancerit duke rritur ndërgjegjësimin dhe fondet për kërkimin shkencor kundër kancerit.

Duke punuar për këtë kauzë, unë jo vetëm që po nderoj rrugëtimin e familjarit tim, por edhe po qëndroj përkrah të tjerëve të panumërt që po luftojnë, që fituan betejën dhe mund të jetojnë, dhe atyre që luftuan me guxim apo që u detyruan të dorëzoheshin”- shkruan Kamberi duke u bërë një krenari shqiptare se si një vajzë që ka çarë rrugën në BE duke u bërë një nga simbolet shqiptare në Europë.

SHKARKO APP