Elton Çiço ishte në shoqërinë e gazetarit kur u vra
34-vjeçari Elton Çiço i vrarë mbrëmjen e së dielës në një lokal pranë Stadiumit “Selman Stërmasi në Tiranë”, ndodhej në momentin e ngjarjes duke pirë kafe bashkë me dy persona të tjetë.
Çiça mësohet se ka qenë i ulur në tavolinë me gazetarin e aktualitetit një polic.
Pas vrasjes, gazetari dhe polici janë marrë për disa orë në pyetje. Po ashtu mësohet se në lokalin ku ndodhi vrasja ndodhej edhe deputeti i LSI-së Luan Rama.
Ai u qëllua nga një person ende i paidentifikuar, i cili pasi i është afruar dhe e ka pyetur për emrin e ka qëlluar atë me dy plumba në kokë dhe është larguar me shpejtësi.
Ndërkohë pritet verifikimi i kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi vrasja, për të zbardhur dinamikën e saj si dhe autorin e krimit.
Elton Çiço është djali i familjes Çiço nga Tepelena, e cila 31 marsin e një viti më parë, ra pre e grabitjes nga dy persona, të dyshuar si Robert Rama (i vrarë pak muaj pas grabitjes në Durrës) dhe Ervis Imeri, ndaj të cilit u krye një atentat me eksploziv./Shqiptarja.com
KOHA JONË SONDAZH

