Elvis Roshi kërkesë Gjykatës së Lartë për heqjen e masës “arrest shtëpie”

Kryebashkiaku i Kavajës, që u bë pishman nga dhënia e dorëheqjes nga detyra, kërkon nga Gjykata e Lartë heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Seanca për Roshin do të zhvillohet në datën 13 tetor ku pritet që Kolegji Penal të vendosë nëse do e lërë në fuqi apo heqë masën arrest në shtëpi.

Tre muaj më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Roshit për heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj kryebashkiakut të Kavajës rëndon akuza e fshehjes dhe mosdeklarimt të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit, duke shkelur kështu ligjin e dekriminalizimit. Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?