Elvis Rroshi, sërish nën hetim
Elvis Rroshi mesa duket po hetohet edhe për një tender 3 milionësh.
Mësohet se tenderi 3 milionë euro për pastrimin e përroit të Leshniqes në Qerret të Kavajës është bërë objekt hetimi nga prokuroria e këtij qyteti.
Ky institucion është duke hetuar ligjshmërinë e këtij tenderi, fituesi i të cilit është bërë publik vetëm 2 ditë para se Elvis Rroshi të lirohej nga qelia dhe të rrinte në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për akuzën e falsifikimit të dokumenteve për dekriminalizimin.
Veprimet hetimore për procedurat e këtij tenderi mësohet të kenë nisur kryesisht nga prokuroria e Kavajës, e cila tashmë ka kërkuar informacion të njihet me të gjithë procedurën zyrtare të zhvilluar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë e Kavajës.
KOHA JONË SONDAZH

