Ema Andrea i përgjigjet Shkëlzen Berishës: Unë jam djersa ime
Prej pak ditësh mes djalit të ish- Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe aktores Ema Andrea, vijojnë qëndrime kundërshtuese dhe thumbuese.
Gjithçka për shkak të një postimi të aktores në Faceboook, e cila shkruante “Turp të kesh o Sali Berisha!!”, pas deklaratës së tij që populli të armatosej, pasi qeveria është e lidhur me krimin.
E ndërsa Shkëlzeni e ka quajtur si “kurtizanë të rilindjes”, pasi e cilësoi si fanse të Emiljano Shullazit, aktorja përgjigjet fare shkurt. Duke publikuar një foto të sajën me gojën e mbyllur, Ema shkruan, “Unë jam Ema Andrea!! Unë jam djersa ime! Unë jam mendje, trup dhe shpirt unik si çdo femër, nënë, grua apo bijë! Kaq kisha për momentin!!”./NOA
KOHA JONË SONDAZH

