Emergjenca në bregdet? Në ndihmë ju vjen Silva

Prej muajit të kaluar, Policia e Shtetit në disa rrethe ka kaluar në gatishmëri pikërisht për t’i ardhur në ndihmë dhe për t’iu shërbyer qytetarëve gjatë pikut të sezonit turistik, kur fluksi i pushuesve sigurisht që është i madh.

Në kuadër të këtij sezoni qytetarëve që pushojnë në plazh iu vjen në ndihmë edhe Silva, një efektive policie në Komisariatin e Vlorës që patrullon në bregdet.

“Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit! Unë jam Silva Binaj, 29 vjeçe, punonjëse policie në Komisariatin Vlorë. Jam punonjëse e Policisë së Shtetit prej 4 vitesh dhe aktualisht për sezonin turistik patrulloj në bregdet. Për çdo emergjencë telefononi Policinë e Shtetit në numrin 112!”, shkruan ajo në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?