Emergjencë në Kalivaç të Lezhës, zjarri përfshin banesa dhe dëgjohen shpërthime
Një situatë e rëndë emergjence është krijuar në fshatin Kalivaç të Lezhës, ku zjarret kanë dalë jashtë kontrollit dhe po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar banesat dhe jetën e banorëve.
Flakët kanë përfshirë disa banesa, si të banuara ashtu edhe të pabanuara, ndërsa në zonë raportohen edhe shpërthime të njëpasnjëshme, duke shtuar rrezikun për banorët dhe ekipet e emergjencës. Era e fortë dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e zjarrit, ndërsa situata vijon të mbetet kritike.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave janë angazhuar në terren, me qëllim vënien nën kontroll të flakëve, izolimin e vatrave të zjarrit dhe evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara. Autoritetet vijojnë ndërhyrjen, ndërsa situata mbetet në zhvillim dhe informacionet e reja pritet të publikohen në vijim, në varësi të zhvillimeve në terren.
KOHA JONË SONDAZH

