Emërime të reja nga qeveria. Ori Kuçi drejtoreshë e Agjencinë e Turizmit, kurse Bello bëhet zv.ministre
Kabineti qeveritar ka më shumë ministre gra, po ashtu ka nisur edhe emërimi i zonjave edhe në rendin e drejtoreve. Këtë herë është vendosur Ori Kuçi në postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Në vitin 2013, Kuçi punoi për disa kohë si këshilltare për mediat në kabinetin e ministrit Arben Ahmetaj.
Një tjetër emërim është bërë edhe në Ministrinë e Turizmit. Konkretisht Vilma Bello është emëruar zëvendësministre. Më herët, Bello ka qenë dhe deputete e Partisë Socialiste.
KOHA JONË SONDAZH

