Emërimi i drejtuesve të rinj të institucioneve të OSBE, ministri gjerman falënderon Ramën
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, i cili mban edhe kryesimin e radhës të OSBE-së në emër të Shqipërisë.
Mass mësohet se i është drejtuar Ramës me tone miqësore dhe shumë falënderuese për kompromisin e arritur, balancën gjinore e gjeografike në emërimin e drejtuesve të institucioneve dhe punën e bërë gjatë drejtimit të OSBE-së.
”Për kompromisin e arritur në emërimin e drejtuesve të institucioneve duhet falënderuar Kryesia shqiptare. Ju i dashur Edi Rama, dhe ekipi juaj ia dolët që ekipi i ardhshëm drejtues të jetë jo vetëm i kualifikuar lartë, por edhe që për herë të parë në historinë e OSBE-së të përputhet me pritshmëritë për respektimin e kriterit të balancës gjinore dhe asaj gjeografike. Për sa më lart, meritoni mirënjohjen dhe falenderimin tonë”,-tha Maas.