Emërimi, ja kush vjen në krye të Transportit Rrugor

Azbi Arapi do të zëvendësojë Arben Isarajn në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ardhja e Arapit në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor është bërë e ditur nga vetë institucioni nëpërmjet një njoftimi zyrtar. Në njoftim, bëhet e ditur skeptri profesional e ai personal i Arapit.

“Jeta e tij aktive politike dhe institucionale zë fill që në vitin 2000, duke dhënë kontributin e tij menaxherial në shtabet elektorale. Në vitin 2011 kandidon për Kryetar Komune në Paskuqan. Në vitin 2013 dhe në vitin 2017, Kandidat në listën e Zgjedhjeve të Përgjithshme për PS dhe Anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në vazhdim, përvec jetës aktive politike ku aderon, z.Arapi ka mbajtur që nga viti 2013 deri në shtator të vitit 2018, postin e Drejtorit të Drejtorisë Minerare (AKBN)”, thuhet më tutje në njoftim.

Arben Isaraj dha dorëheqjen nga detyra pas arrestimit të vëllait, ndërsa Arapi, i cili është paraqitur deri më tani mjaft aktiv në radhët e Partisë Socialiste, thuhet në njoftim se do të trajtojë problematikat e ngjeshura në këtë institucion me qëllimin për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të mos kolapsuar punën institucionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri komandoi Azbi Arapi, aktualisht me detyrë Zëvendës Drejtor i Përgjithshem Ekonomik, të kryejë gjithashtu detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të DPSHTRR-së, datë më 01.11.2018.

Azbi Arapi ka lindur në tetor 1970, në Burrel. Është i martuar me Shkëndije Arapi (Çupa) dhe kanë dy fëmijë, Elvanin dhe Desarën. Pasi ka ndjekur studimet e larta (1989-1992) në fakultetin Gjeologji Miniera, Arapi ka vazhduar studimet në universitetin “Luigj Gurakuqi”, në degën Administrim Biznes, i kualifikuar me titull “Drejtues Biznesi”.

Eksperienca dhe karriera e tij në fushën e biznesit ka vazhduar si në territorin shqiptar, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ndër eksperiencat e punës, theksojmë menaxhimin e një kompanie greke dhe për shumë vite përfaqësimin e kompanisë Amerikane Trimble GmbH.

Arapi ka qenë pjesëmarrës në shumë aktvitete rajonale dhe botërore (USA, Gjermani, Poloni, Zvicër, Itali, Korea, Kinë, Greqi, Çeki). Është trajnuar në Gjermani për rekrutimin e punonjësve në kompani të mëdha, për menaxhimin e grupeve të punës, funksionimit të shoqërive tregtare, ekspertizën kontabël, orientimin e politikave të zhvillimit, iniciator dhe udhëheqës i projektit të implementimit të sistemit VRS nga Trimble Group në Shqipëri.

Jeta e tij aktive politike dhe institucionale zë fill që në vitin 2000, duke dhënë kontributin e tij menaxherial në shtabet elektorale. Në vitin 2011 kandidon për Kryetar Komune në Paskuqan. Në vitin 2013 dhe në vitin 2017, Kandidat në listën e Zgjedhjeve të Përgjithshme për PS dhe Anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në vazhdim, përvec jetës aktive politike ku aderon, Arapi ka mbajtur që nga viti 2013 deri në shtator të vitit 2018, postin e Drejtorit të Drejtorisë Minerare (AKBN). Së fundmi, emërohet Zëvendës Drejtor i Pergjithshem Ekonomik në DPSHTRR duke kaluar si titullar i saj më 01.11.2018.

Azbi Arapi duke u bazuar në programin e Qeverisë “RAMA 2”, po trajton problematikat e ndeshura në këtë institucion, me qëllim për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, me ambicien realizimin e tyre në kohë reale. Nën vëmendjen e tij, DPSHTRR angazhon të gjitha strukturat e saj, që shërbimi ndaj qytetarëve në vazhdimësi të jetë në rritje cilësore dhe sipas standarteve më të larta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?