Emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve

Ministria e Drejtësisë njofton se pas lirimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, në vendin e tij është emëruar Miklovan Kopani.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e falenderon Zoton për kontributin e tij profesional në krye të sistemit penitenciar dhe vlerëson me respekt të gjithë përvojën e sjellë nga ai gjatë ushtrimit të detyrës.

Njëkohësisht, ministri Manjani i uron Kopanit punë të mbarë në vazhdimin e punës në drejtimin e këtij institucioni me profesionalizëm dhe korrektësi. 

Swiss Digital Desktop Reklama

CV-ja e Kopanit reflekton një përvojë të gjatë në drejtim dhe shërbimin publik, përfshirë edhe institucione të sigurisë kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?