Emetimi i eurobondit, Balluku: Politikat e qëndrueshme financiare po japin dukshëm rezultat

Zv/kryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi sot se emetimi i eurobondit prej 650 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare flet për konsolidim të ekonomisë shqiptare.

Për të kjo tregon se politikat e qëndrueshme financiare të qeverisë po japin dukshëm rezultatet e tyre. “Lajm i mirë! Konsolidimi i ekonomisë shqiptare dhe politikat e qëndrueshme financiare të Qeverisë po japin dukshëm rezultatet e tyre”, tha ajo.

Republika e Shqipërisë emetoi me sukses një eurobond me vlerë 650 milionë euro, me afat maturimi 10-vjeçar dhe normë interesi 5%.

SHKARKO APP