Emigrantë në Gjermani? Më të refuzuar janë shqiptarët

Rruga e emigrimit drejt vende të BE-së, është e ashpër. Gjermania po dëbon gjithnjë e më shumë shtetas të huaj, veçanërisht shqiptarë. Ministria e Brendshme gjermane, bën të ditur se në vitin 2018, 758 shqiptarë u dëbuan nga vendi, duke u renditur të parët në statistikat kombëtare nga një total prej 7,408 rastesh.

Skadimi i lejeqëndrimit, qëndrimi në ilegalitet ose refuzimi i kërkesave për azil mendohet të kenë qenë motivet kryesore të dëbimeve. Në regjistrin qendror të Gjermanisë, në muajin qershor u shënua një total prej 304,095 mijë shtetasish të huaj me urdhër dëbimi.

Shumica prej tyre janë lëshuar ndaj qytetarëve me origjinë europianolindore, ndërsa nga shtetet, Turqia mban vendin e parë me gati 53 mijë qytetarë që presin të deportohen. Autoritetet gjermane rekomandojnë largimin vullnetar shpeshherë si hapin e duhur përpara dëbimit dhe tregohen të gatishme të paguajnë shpenzimet e udhëtimit apo të paguajnë një vlerë të caktuar monetare në rast se planifikohet ikja nga vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?