“Emigrantët, nëse duan të jenë si ne, të hanë mish derri e të pinë alkool”

Emigrantët janë parë nga disa shtete të BE-së, si rrezik për vendin. Por si deklarata e Ministres së Integrimit dhe Emigracionit në Norvegji, nuk është dëgjuar e lexuar ndonjëherë. Ka preferuar rrjetin social facebook, për të ndarë mendimin e saj, i cili ka shkaktuar një “furtunë” reagimesh.

Sylvi Listhaug, ka zemëruar ndjekësit e saj me një mesazh drejtuar emigrantëve. Pjesë e Partisë Progresi, ku është shprehur se të ardhurit duhet të përshtaten me mënyrën e jetesës së norvegjezëve, të cilët hanë mish derri dhe pinë alkool.

“Mendoj se ata që vijnë në Norvegji duhet të përshtaten me shoqërinë tonë. Ne këtu hamë mish derri, pimë alkool dhe dalim me fytyrë zbuluar. Ju duhet të përshtateni me vlerat, ligjet dhe rregullat që ne kemi në Norvegji”, thuhet në një postim të politikanes së krahut të djathtë. Postimi ka marrë 19 000 pëlqime dhe 4500 shpërndarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ftuar në një emision në lidhje me këtë qëndrim, 38-vjeçare tha se emigrantët duhet të gjejnë mënyrën të adaptohen me shoqërinë norvegjeze dhe të mos bëhen kosto për të.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk është detyra e shoqërisë tonë të përshtatemi me ta. Ka shumë rëndësi që ata të kuptojnë kriteret e pranimit. Thelbi është mësimi i gjuhës dhe gjetja e një pune që të mund të mbajnë veten”, tha ajo.

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?